Kosova
Kurti: Serbia sot ka provokuar duke lëvizur rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” i ka publikuar disa pamje, për të cilat ka thënë se tregojnë lëvizjen e trupave serbe 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën.
Sipas tij, trupat ushtarake kanë ikur në drejtim të Serbisë kur kanë parë që janë vërejtur e xhiruar nga forcat e Kosovës, teksa e ka quajtur provokim këtë lëvizje të Serbisë, transmeton albinfo.ch.
“Serbia sot ka provokuar sërish duke lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, në territorin e komunës së Kamenicës. Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve. Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka thënë se Qeveria ka investuar në ngritjen e kapaciteteve për të parandaluar çdo kërcënim.
“Sinergjia ndërmjet strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe bashkëpunimi me partnerët e aleatët rajonalë dhe ndërkombëtarë, përbën garanci për sigurinë në Kosovë. Ndërkohë, Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës. Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente 24/7, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës”, ka shtuar ai.
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/albini2017/posts/1090451575781902?ref=embed_post
E-Diaspora
-
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë “Junior Fest Albania 2024” përfundoi në shtator në Tiranë me kurorëzimin e Nikol Çabelit fituese të...
-
Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani
-
Frankfurt: Piktori shqiptar hap ekspozitën e artit pamor me titull “Art Open Call”
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare
-
Zëri i viktimave të Kosovës, në “Kopshtin e të zhdukurve” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
100 markat më të vlefshme, përfshihet vetëm një kompani zvicerane Interbrand ka publikuar një renditje të 100 markave më të vlefshme. Zvicra përfaqësohet vetëm nga Nestlé....
-
Gjashtë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Trajneri i Serbisë: Shaqiri është lojtar i madh ndërsa Xhaka është “alfa dhe omega e Zvicrës”
-
Granit Xhaka zbret si kapiten në Serbi, aeroporti mbrëmë u bllokua nën masa të rrepta
-
Zvicra sot përballë Serbisë, sytë krejt te Xhaka