Futboll

Thirrjet anti-Kosovë në Leskovc, Serbia mund të dënohet nga UEFA

Në Leskovc, nga ora 20:45 ka filluar ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, e cila realizohet në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në bazë të rregullave, ka gjasa që Federata e Futbollit e Serbisë do të dënohet nga UEFA.

Që nga fillimi i ndeshjes, tifozët serbë kanë provokuar kapitenin e Zvicrës, Granit Xhakën, me thirrje kundër Kosovës.

UEFA në disa ndeshje ka gjobitur Serbinë, për thirrjet “Kosova është Serbi”, transmeton albinfo.ch.

Në anën tjetër, ndonëse është paralajmëruar se gjatë ndeshjes lejohen vetëm flamujt e Serbisë dhe të Zvicrës, në stadium është shfaqur edhe flamuri serb mbi hartën e Kosovës.