Futboll
Dalin pamjet e përleshjeve në tribunë mes tifozëve shqiptarë dhe çekë
Mbrëmë, një ngjarje skandaloze dhe e turpshme u regjistrua në stadiumin ‘Epet Arena’ në Pragë, aty ku Çekia dhe Shqipëria u përballën në kuadër të grupit B1 në Nations League.
Tifozët çekë në mënyrë të turpshme e kishin shpalosur hartën e Kosovës nën flamurin serb, si dhe kishin përdhosur atë shqiptar, duke e kthyer me kokën poshtë.
Në fundin e pjesës së parë tifozët shqiptarë janë afruar në tribunën e ultrasve çekë, duke tentuar përleshjen fizike. Shumë forca policie u vendosën mes dy turmave, ku gjuajtjet me sende nga larg nuk munguan.
Flamujt shqiptarë që ishin kthyer kokëposhtë janë larguar nga tribuna, por ai i hartës së Kosovës nën ngjyrat e Serbisë vijoi gjatë gjithë sfidës.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër