Muzikë
Madrid: 12 veçarja shqiptare në prag të përfaqësimit të Shqipërisë
“Junior Fest Albania 2024” përfundoi në shtator në Tiranë me kurorëzimin e Nikol Çabelit fituese të këtij edicioni, përcjell albinfo.ch.
12 vjeçarja konkurroi në festival me këngën “Vallëzoj” dhe më 16 nëntor të këtij viti do të përfaqësojë Shqipërinë “Junior Eurovision Song Contest” në Madrid të Spanjës.
Kënga fituese “Vallëzoj” është realizuar me tekst nga Eriona Rushiti, muzikë nga Endri Muçaj dhe orkestrim nga Enis Mullaj. “Junior Fest Albania 2024” është një Festival Mbarëkombëtar për fëmijë që zhvillohet nga RTSH, si përfaqësues dhe anëtar i EBU-së dhe slogani i këtij festival këtë vit ishte “Ti lulëzo”.
Kënga fituese “Vallëzoj” ka një mesazh mjaft të bukur për natyrën, lulet, mjedisin, tokën, të cilin këngëtarja Nikol Çabeli do ta përcjellë tek fëmijët evropianë. Nikol, i pëlqen shumë lulet, prandaj i kërkoi mësueses Eriona Rushiti një tekst kënge për to.
Videoklipi i këngës “Vallëzoj” është publikuar këtë javë, dhe paraqet këngëtaren Nikol si lule mes luleve shumëngjyrëshe.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra