Lajme

Kurti e Gërvalla takohen me mërgimtarët në Gjermani

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme, e Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz takohen sot me mërgimtarët në Mynih dhe Shtutgart, përcjell albinfo.ch.

Siç ka shkruar albinfo.ch ditë më parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti këtë vikend do të vizitojë qytetet e Myniht, Shtutgartit, Kolnit dhe Berlinit.

Kurti do të zhvilloj takime me mërgimtarët në këto qytete për të diskutuar rreth temave të ndryshme.