Lajme

Pse një numër i madh i firmave në Gjermani po falimentojnë?

Raportohet se në tremujorin e fundit në Gjermani është shënuar numri më i lartë i falimentimeve që nga viti 2010.

Vetëm në shtator kanë falimentuar plot 1303 kompani, që është dy për qind më shumë se në shtatorin e vitit 2023, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa vetëm nga falimentimet e kompanive të mëdha në shtator kanë humbur vendin e punës rreth 23.000 punëtorë.

Në tremujorin e fundit, pra nga korriku deri në fund të shtatorit, në Gjermani kanë falimentuar 3.991 firma e kompani të ndryshme, që është më së shumti në 14 vitet e fundit.

Më shumë falimentime në tremujorin e tretë ka pasur vetëm në vitin 2010, pas krizës së madhe financiare, kur kanë falimentuar 4071 sipërmarrje. Interesante që numri i falimentimeve në shtator 2024 ka qenë plot 44% më e lartë se ajo në shtatorët e viteve 2016 deri në 2019, pra para pandemisë korona, që do të thotë se ekonomia gjermane me të drejtë aktualisht konsiderohet si “i sëmuri i Evropës”.

Por ekonomia gjermane si i “sëmuri i Evropës” është konsideruar katër herë pas Luftës së Dytë Botërore dhe gjithmonë është kthyer edhe më e fuqishme.