X

Na ndiqni:

 Futboll

Humbje e thellë e Kosovës U21 nga Polonia

Aktualisht, Gjermania kryeson Grupin D me 25 pikë, Polonia qëndron e dyta me 21, ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë.

Kosova U21 ka pësuar një humbje të thellë në përballjen me Poloninë U21, duke humbur me rezultat 0-4 të premten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fornalczyk ka qenë i pari që e ka gjetur rrjetën në minutën e njëzet e një, duke përfituar nga një rrëmujë para portës kosovare, raporton rtklive.com

Vetëm tre minuta më pas, Pyrka e ka shënuar golin e dytë.

Marczuk e ka thelluar epërsinë në minutën e tridhjetë e një me një goditje të fortë nga distanca, ndërsa goli i katërt ka ardhur nga një penallti e realizuar me stilin “panenka” nga Kaluzinski.

Pjesa e dytë ka sjellë disa raste për të dyja ekipet, por nuk ka pasur gola, duke lënë rezultatin e pandryshuar.

Aktualisht, Gjermania kryeson Grupin D me 25 pikë, Polonia qëndron e dyta me 21, ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë