Kosova

Aksident i rëndë zinxhiror në kryeqytetin e Kosovës, 11 të lënduar

11 të lënduar në aksidentin në Veternik, të përfshira një kamion dhe 11 automjete

Një aksident zinxhiror ka ndodhur të premten në Veternik të Prishtinës, si pasojë e të cilit janë lënduar 11 persona.

Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë një kamion dhe 11 automjete.

“Sot, rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 11 persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.