Kosova

Suedi: Elena Sadiku shënon historinë, bëhet trajnerja më e re e futbollit e të gjitha kohëve

Elena është emëruar si trajnerja më e re ndonjëherë në Champions League për të dyja kategoritë, femra dhe meshkuj, në Celtic

Tashmë është dëshmuar se një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në botë po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme, duke treguar suksese të mëdha, shkruan albinfo.ch.

Duke qenë se me punë e angazhim individual çdokund në botë mund të dalin sportistë a sportiste, studiues a studiuese, artistë a artiste, e madje edhe shkencëtarë a shkencëtare kulminante, kohët e fundit këtë primat e kanë marrë edhe vajzat shqiptare nëpër botë.

Kësaj radhe bëhet fjalë për Elena Sadikun, e cila së fundmi është emëruar si trajnerja më e re ndonjëherë në Champions League për të dyja kategoritë, femra dhe meshkuj, në Celtic të Skocisë, shkruan tutje albinfo.ch.

Ajo është një nga femrat shqiptare që punoi shumë për të arritur synimet e saj profesionale.

Elena jeton në Suedi dhe mediat suedeze i kanë kushtuar vëmendje këtë javë, pasiqë ajo ka shënuar historinë në këtë shtet, duke u bërë trajnerja më e re e futbollit në Ligën e Kampionëve të të gjitha kohëve.

Sadiku, e cila është vetëm 30 vjeçe, është trajnerja e Skocisë Celtic, që përfaqëson për herë të parë në Champions League. /Albinfo.ch

Elena Sadiku digs out Rangers again as Celtic women boss tells rivals 'you're not the better team' - Daily Record

 

 

Për më shumë detaje:

https://www.facebook.com/sportbibeln/posts/pfbid0QCaibSemyWwh67YaHKVwcrLQiyz25YAbSQLgzPW3ayCjENhveq5HJ9StWmC7Dd7yl