Zhvillim
Presidentja e Kosovës, për vizitë dyditëshe zyrtare në Zvicër
Presidentja e Kosovës, Atifete jahjaga fillon sot, më 16 mars, një vizitë zyrtare dy ditore në Zvicër ku do të ketë një takim me presidenten e vendit, Simoneta Sommaruga. Marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve do të jenë në fokus të takimit në mes të dy presidenteve. Takimi në Bernë është konfirmuar edhe në një njoftim për mediat nga Departamenti i Punëve të Jashtme i Zvicrës.
Po ashtu vizitën në Zvicër e ka konfirmuar edhe presidentja kosovare Atifete Jahjaga në Twiter. “Në Zvicër me një agjendë intensive takimesh me autoritetet zvicerane dhe diasporën për t’i shqyrtuar mundësitë e investimit në Kosovë”, ka shkruar presidentja Jahjaga.
Të martën, më 17 mars në Winterthur Jahjaga do të marrë pjesë në një takim tjetër me ndërmarrësit e diasporës Në konferencë, pjesë e organizimit të së cilës është albinfo.ch marrin pjesë edhe Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe Valon Murati, ministër i Diasporës.
Konferenca me temën “Mbështetja Institucionale për Ndërmarrësit e Diasporës ka për qëllim për t’i njoftuar ndërmarrësit në diasporë me programet mbështetëse dhe ndihmën konkrete që institucionet kosovare, donatorët e jashtëm dhe institucionet tjera ekonomike ndërkombëtare e vendore ofrojnë për afaristët e diasporës, të cilët duan të marrin pjesë aktive në sektorin privat në Kosovë.
Të gjithë njerëzit afaristë shqiptarë dhe miqtë e tyre zviceranë e të tjerë janë të mirëseardhur në këtë konferencë. Ata mund të këmbejnë përvojat e tyre dhe të marrin nga institucionet kosovare informata të dorës së parë lidhur me mundësitë e investimit në Kosovë.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik