Lajme
Scholz konfirmon se kontrollet kufitare në Gjermani do të vazhdojnë shumë gjatë
Kancelari gjerman Olaf Scholz rikonfirmoi se kontrollet në kufijtë gjermanë do të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e mundur.
“Ne do ta bëjmë këtë për aq kohë sa nevojitet. Dhe kjo do të jetë një kohë shumë e gjatë”, tha Scholz në një program special në stacionin televiziv RTL, përcjell albinfo.ch.
Që nga 16 shtatori, në të gjithë kufijtë gjermanë janë kryer kontrolle për të reduktuar numrin e hyrjeve të paautorizuara.
Kontrolle të reja janë zbatuar në kufijtë tokësorë me Danimarkën, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun.
Tashmë ka pasur kontrolle të përkohshme në kufirin me Francën – që nga fundi i korrikut për shkak të Lojërave Olimpike.
Kufijtë me Poloninë, Republikën Çeke, Austrinë dhe Zvicrën kanë pasur kontrolle më të rrepta për një periudhë më të gjatë. Vendimi thuhet se ka shkaktuar zemërim në vendet fqinje
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?