Kosova

Arrestohet një serb në veri të Kosovës, i janë gjetur pushkë e municione

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e një serbi në veri pasditën e së mërkurës, pas bastisjes që është kryer në shtëpinë e tij në fshatin Matice, në komunën e Zveçanit.

Kjo është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka bërë me dije për Reporterin se në shtëpinë e të njëjtit janë gjetur tri armë të gjata e municione.

Përveç armëve, atij i është gjetur edhe një uniformë e ushtrisë serbe./Albinfo.ch