Futboll
Mitaj dhe Kumbulla, optimistë për sfidat e tetorit
Mbrojtësi Mario Mitaj u shpreh se Çekia është tashmë një kundërshtar i njohur për kuqezinjtë dhe skuadra e di se çfarë duhet të bëjë për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje
Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet që prej ditës së hënë në Tiranë, në kuadër të dy sfidave të radhës të Nations League, ndaj Çekisë (11 tetor) dhe Gjeorgjisë (14 tetor).
Me ekipin janë bashkuar të gjithë lojtarët, ndërkohë në konferencën e zakonshme për median dolën dy mbrojtësit, Mario Mitaj dhe Marash Kumbulla, të cilët iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve dhe folën për dy ndeshjet e Kombëtares, shkruan FSHF, transmeton albinfo.ch.
Mbrojtësi Mario Mitaj u shpreh se Çekia është tashmë një kundërshtar i njohur për kuqezinjtë dhe skuadra e di se çfarë duhet të bëjë për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Mitaj theksoi se e sheh më të fortë ekipin shqiptar në mbrojtje, ndërsa nënvizoi se humbja me Gjeorgjinë nuk ka ndikuar në psikologjinë e kuqezinjve. Ndër të tjera, Mario foli edhe për aventurën e re me Al Itihadin.
Gjatë konferencës për shtyp Marash Kumbulla tha se dy kundërshtarët e radhës janë shumë të vështirë, por si gjithmonë Kombëtarja do të futet në fushë për të fituar.
Qendërmbrojtësi kuqezi komentoi edhe formën e mirë që po kalon me ekipin e Espanyol si dhe konkurrencën e madhe në repartin e prapavijës në Kombëtare.
E-Diaspora
-
Ja kur nis regjistrimi i diasporës si votues në zgjedhjet në Shqipëri Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tregoi në emisioni Barometri në Euronews Albania se...
-
Rama u rikthehet takimeve me diasporën
-
“Benedict Schule” po zgjerohet – klasa shtesë në lokacionin e Cyrihut
-
Restoranti “Rina” në Lucern: Një copë atdhe në mërgim
-
Itali: Ngjarje tragjike në familjen shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Policia i gjen 1.6 kg kokainë në banesë, arrestohet kosovari 37 vjeçar Pas kryerjes së një patrullimi nga policia, prokuroria publike urdhëron të kontrollohen shtëpitë e tre personave,...
-
ETH Zurich renditet universiteti më i mirë në Evropë
-
A duhet bakshishi të jetë i tatueshëm në Zvicër?
-
Zvicra heq vizat për serbët e Kosovës që mbajnë dokumente të Serbisë
-
“Benedict Schule” po zgjerohet – klasa shtesë në lokacionin e Cyrihut