Futboll
Dardanët premtojnë maksimumin
Kosova në muajin tetor, do të jetë mysafire e Lituanisë dhe e pret Qipron në Ligën e Kombeve
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e dytë në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Lituanisë, të cilën e zhvillon të shtunën në Kaunas, në orën 15:00. Leart Paçarada dhe Aro Muriç nuk u përfshinë në stërvitje për shkak të lëndimeve të lehta, ndërsa Milot Rashica zhvilloi një seancë rigjenerimi në palestër, pasi ka mbërritur mbrëmë, shkruan FFK, transmeton albinfo.ch.
Në këtë seancë, ekipi ka punuar me përkushtim në organizimin e lojës, duke synuar të rrisë kohezionin mes reparteve.
Amir Saipi: Së pari, jam shumë i lumtur që jam këtu. Me padurim kam pritur të vija për Kosovën. Të gjithë më kanë pritur shumë ngrohtë. Ndihem mirë që jam këtu dhe vërtetë është kënaqësi pasi kemi një ekip të mrekullueshëm. Sot kisha stërvitjen time të parë. Isha shumë i gëzuar që isha sërish në fushë. Sidomos me kaq shumë lojtarë që kanë vërtet shumë cilësi. Ne kemi lojtarë të mirë këtu në Kosovë që luajnë në një nivel të lartë. Mendoj se kjo do të më ndihmoj edhe mua të përparoj. Për këtë arsye jam këtu dhe natyrisht për shkak të dy ndeshjeve. Kemi shumë cilësi në ekip dhe mendoj se nuk na duhet shumë për të fituar ndeshjet. Por thjesht duhet të luajmë me 100% përqendrim të shtunën dhe pastaj të martën, dhe të tregojmë çfarë dimë. Sot në stërvitje treguam cilësitë tona. Nëse vazhdojmë kështu mund t’i mbyllim këto dy ndeshje me gjashtë pikë.
Muharrem Jashari: Është një emocion shumë i veçantë dhe ndihem i lumtur që jam pjesë e kombëtares përsëri. Shpresoj të debutoj dhe këto dy ndeshje t’i fitojmë. Grupi është shumë i bashkuar, shumë i motivuar, me një energji shumë të mirë. Duke i parë stërvitjet mendoj që këto dy ndeshje do të dalim me rezultate pozitive.
Kosova në muajin tetor do të jetë mysafire e Lituanisë dhe e pret Qipron në Ligën e Kombeve.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje