Kosova
Kurti: Hapja e pikave kufitare me Serbinë, pas instalimit të skanerëve – BE-ja të heqë masat ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se pikat kufitare të Kosovës me Serbinë do të hapen për mallrat vetëm pasi të instalohen skanerët e premtuar nga partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Kurti theksoi se autoritetet kosovare janë të gatshme t’i blejnë këta skanerë, edhe pse janë premtuar nga ndërkombëtarët.
Aktualisht, pika kufitare e Merdarit është e vetmja e hapur për mallrat serbe, por me masa të shtuara të sigurisë.
“Kosova nuk ka masa tregtare, por masa të sigurisë, pasi për dy vjet na kanë sjellë katër herë ushtrinë në kufi dhe kemi konfiskuar katër herë sasi enorme të armatimit… Grupi i Radojçiqit mbetet i lirë në Serbi”, ka thënë Kurti.
“Kemi hapur një pikë të kufirit, me ç’rast është në Merdar, ku terminali doganor është vetëm 300 metra larg vendkalimit kufitar, ku lejohen mallrat, por me kontroll të shtuar. Meqenëse bëhet fjalë për masa të sigurisë, kurrsesi jo për masa tregtare, siç janë përpjekur disa të na e veshin”.
“Mirëpo, sot është mbledhje e CEFTA-s, e cila tashmë ka filluar dhe të hënën është Samiti i Berlinit, ku duhet të avancohet CEFTA. Nuk kemi mund ta hapim kufirin në të gjitha pikat kufitare, ndërkohë që nuk i kemi marrë skanerët që edhe duam t’i blejmë, edhe pse na i kanë premtuar edhe evropianët, edhe amerikanët”, ka shtuar Kurti.
Kurti gjithashtu foli për situatën me masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat i quajti “absurde”. Ai kritikoi vendosjen e këtyre masave, të cilat datojnë nga qershori i vitit të kaluar, dhe theksoi se ato janë të padrejta dhe të dëmshme për Kosovën.
“Ne vazhdimisht kërkojmë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës që datojnë nga qershori i vitit të kaluar. Ato masa nuk kanë qenë të drejta asnjëherë, e tash janë bërë edhe absurde për shkak se edhe vetë përfaqësuesi i lartë i BE-së dhe njëkohësisht zv.presidenti i Komisionit Evropian i ngarkuar për siguri dhe politikë të jashtme i ka shkruar letër 27-shes të BE-së se masat duhen hequr”.
“Borrell në largim e sipër mund t’ua konfirmojë këtë çfarë po them unë se është ai që ka kërkuar që masat të hiqen, por këto nuk janë bërë ende, andaj masat e padrejta edhe të dëmshme janë bërë edhe absurde dhe ne presim që ato të hiqen një orë e më parë, duke qenë të bindur se është dashur të hiqen qysh dje”, ka thënë ndër të tjera Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?