Lajme
Zvicra heq vizat për serbët e Kosovës që mbajnë dokumente të Serbisë
Në mbledhjen e 9 tetorit, Këshilli Federal vendosi të bëjë ndryshimet e nevojshme në rregulloren për hyrjen dhe dhënien e vizave. Hyjnë në fuqi, më 13 tetor
Që nga viti 2009 shtetasit e Serbisë me pasaporta biometrike nuk kanë më nevojë për vizë në zonën Shengen. Megjithatë, kjo nuk vlente për pasaportat e lëshuara nga Drejtoria e Koordinimit në Beograd për serbët e Kosovës, transmeton albinfo.ch. BE-ja tani e ka hequr kufizimin, thuhet në një njoftim të publikuar sot nga Këshilli Federal i Zvicrës.
Nga 13 tetori mbajtësit e pasaportave serbe të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese Serbe mund të hyjnë në zonën Shengen për qëndrime të shkurtra pa vizë. BE-ja e ka marrë këtë vendim më 18 shtator. Ky lirim nga dytyrimi për viza vlen edhe për Zvicrën. Në mbledhjen e 9 tetorit, Këshilli Federal vendosi të bëjë ndryshimet e nevojshme në rregulloren për hyrjen dhe dhënien e vizave.
Drejtoria e Koordinimit përpunon kërkesat për pasaporta nga serbët e Kosovës që banojnë në Kosovë dhe nga pjesëtarët e diasporës serbe të Kosovës që jetojnë jashtë Kosovës. Mbajtësit e pasaportave të tilla ishin deri më tani të vetmit njerëz në rajonin e Ballkanit Perëndimor që u kërkohej vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen.
Këshilli Federal ka vendosur të heqë vizën për qëndrime të shkurtra maksimumi 90 ditë, përcjell albinfo.ch. Duke vepruar kështu, ai po zbaton ndryshimin në një rregullore Shengen. Si shtet i asociuar, Zvicra është e detyruar të miratojë zhvillime të mëtejshme të acquis të Shengenit.
Miratimi i këtij zhvillimi të mëtejshëm të Shengenit kërkon një përshtatje të rregullores për hyrjen dhe dhënien e vizave. Ky ndryshim i rregullores hyn në fuqi më 13 tetor 2024.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025