Lajme

Itali: Ngjarje tragjike në familjen shqiptare

Shqiptari mbyt gruan para dy fëmijëve të mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Caserta-s në Itali, ku një 30-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij 24-vjeçare, duke e mbytur para syve të dy fëmijëve të tyre të mitur, katër dhe gjashtë vjeç, përcjell albinfo.ch.

Autori u arrestua nga policia, ndërsa efektivët bënë me dije se 30-vjeçari u gjet duke qëndruar para hyrjes së banesës, në gjendje konfuzioni.

Ende vijon puna për përcaktimin e motivit të ngjarjes, ndërsa bëhet me dije se edhe viktima, ashtu si autori, ishin shqiptarë.