Kosova
Qarkullim i vogël i mauneve me mallra serbe në Merdar
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimit për produktet që hyjnë nga Serbia në Kosovë përmes pikëkalimit në Merdar, ka nisur qarkullimi i mauneve nga mallra me origjinë serbe.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për RTKlive se maunet me mallra që kanë origjinë nga Serbia kanë qarkulluar pa ndonjë problem, por numri i tyre gjatë ditës së sotme ka qenë i vogël, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë në pikën kufitare në Merdar në orët e mbrëmjes ka qëndruar RTK, të cilët raportojnë se në pritje ka maune të tjera për të hyrë në Kosovë e që transportojnë mallra me origjinë nga Serbia.
Ajo tha t’i ketë pyetur vozitësit e mauneve, të cilët pas një periudhe kohore po hyjnë sërish në Kosovë, të cilët i kanë treguar se nuk ka pritje përpos ndryshimit të procedurave gjatë kontrollit.
Vetë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha sot gjatë ditës se bazuar në vlerësimin e situatës së sigurisë nga ana e MPB-së, në pikëkalimin kufitar Merdar, për mallrat me origjinë nga Serbia do të kalohet nga faza e qarkullimit të kufizuar të mallrave në fazën e qarkullimit të mallrave me kontrolle manuale të sigurisë.
Andaj, siç bëri të ditur ai me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdar do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’u nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat e tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?