Lajme
Të huajt që bëjnë thirrje për urrejtje, duhet të largohen nga Zvicra
Komisioni RK kërkon që të gjithë të huajt, të shpallur fajtorë për nxitje të urrejtjes sipas Kodit Penal, të dëbohen automatikisht nga vendi
Të huajt që janë dënuar për gjuhë të urrejtjes sipas kuptimit të ligjit penal kundër racizmit duhet të largohen nga Zvicra. Kjo është ajo që synon një shumicë e ngushtë e komisionit përgjegjës të Dhomës së Kantoneve (senatit) të Parlamentit të Zvicrës, transmeton albinfo.ch.
Me 3 vota pro dhe 3 kundër si dhe me një votë vendimtare të Presidentit Daniel Jositsch (PS/ZH), Komisioni Ligjor i dhomës së përmendur (RK-S) miratoi një nismë parlamentare me këtë kërkesë, shkruan sda.ch. Kështu ka bërë të ditur Komisioni Ligjor i Këshillit Kombëtar.
Pasi Komisioni i Dhomës së Kantoneve të thotë po, Komisioni i Dhomës tjetër, asaj Nacionale mund të hartojë një model përkatës.
Nisma kërkon që të gjithë të huajt, të shpallur fajtorë për nxitje të urrejtjes sipas nenit 261bis të Kodit Penal të dëbohen automatikisht nga vendi. RK e Dhomës Nacionale e miratoi atë me 13 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenime.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor