©albinfo.ch
Integrimi
Bunjaku shqiptarëve: Votoni, vota juaj vlen
Blerim Bunjaku, kandidat për Parlamentin e Kantonit të Cyrihut, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote në Winterthur dhe rrethinë që të marrin pjesë në votimet e prillit në Zvicër.
3700 qytetarë të komunitetit shqiptar në Winterthur kanë të drejtë të votojnë në zgedhjet kantonale, po edhe federale në Zvicër. Nëse llogariten 2 vota me rregullat zvicerane të votimit, atëherë janë 7500 votues shqiptarë.
Politikani shqiptar i EVP-së, Blerim Bunjaku, në një tubim zgjedhor në Winterthur tha se bashkëkombësit e tij nuk kanë treguar interesim deri tani për të votuar në zgjedhjet e këtushme zvicerane, edhe pse gëzonin të drejtën për të votuar.
Ai me ekipin e tij zgjedhor po bën përpjekje për të mobilizuar shqiptarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Duhet të votoni kandidatët tuaj, qofshin edhe zviceranë, nëse mbrojnë interesat tuaja në institucionet vendimmarrëse të Zvicrës. Unë mund të sjell ndryshime. Çdo votë e juaja vlen në Zvicër. Votoni kandidatët shqiptarë qofshin të majtë apo të djathë, ngase të gjithë nuk mund të jenë të të njëjtit mendim”, tha në këtë tubim zgjedhor kandidati shqiptar, Blerim Bunjaku.
Edhe Zeqë Gashi, udhëhqës i ekipit zgjedhor të kandidatit të vetëm shqiptar në Winterthur, Blerim Bunjaku, bëri thirrje që të votohet në zgjedhje e prillit në Zvicër.
“Me votën tonë ndryshojmë imazhin tone, duke zgjedhur një deputet të komunitetit tonë në parlamentin kantonal”, tha Zeqë Gashi.
Edhe Petrit Bytyqi është i mendimit se duhet të shfrytëzohet e drejta për të votuar edhe nga shqiptarët në Zvicër.
“Ne dërgojmë zërin tonë në parlamentin kantonal të Cyrihut, po pse jo edhe në Parlamentin federal në Bernë. Përmes të zgedhurve tanë dëgjohet edhe zëri ynë dhe merren parasysh edhe interesat tona në Zvicër”, tha Petrit Bytyqi.
Për kandidantin e vetëm shqiptar në Winterthur për parlamentin kantonal, politika nuk ka lidhje vetëm me politikanët, po edhe me zgjedhësit, ngase sipas tij, nëse vendoset për ndonjë iniciativë që është në kundërshtim me interesat e shqiptarëve, atëherë përballet me të zgjedhurit e tyre.
Në Zvicër nuk votohet partia, por kandidati.
“Nëse zgjidhet një kandidat nga një parti e caktuar dhe e braktis partinë, ai mbetet sërish deputet kantonal”, thotë në këtë tubim Bunjaku.
Ai ka informuar simpatizantët e tij për mënyrat e votimit në Zvicër.
Si duhet të votoni ?
Janë tri mundësi të votimit në Zvicër. Njëra prej tyre, që është më lehta, me postë, nëse e ktheni njërën nga 15-16 listat me kandidatët e caktuar të partive të ndryshme politike, duke e futur në zarfin e madh dhe e dërgoni me postë. Në atë listë secili kandidat e merr një votë nga ju.
Komuliren:
Nëse favorizon një kandidat të caktuar, atëherë e fut edhe një herë në listë, duke i fshirë të gjithë kandidatët e tjerë ose njërin prej tyre, atëherë kandidatit që favorizoni merr dy vota.
Panaschieren:
Nëse favorizoni një parti tjetër që nuk i takon Blerim Bunjaku, atëherë keni mundësinë që në atë listë të fshini njërin prej kandidatëve dhe të futni kandidatin shqiptar, duke ia siguruar 2 vota.
Ky sistem është i njëjtë në tërë Zvicrën. Nëse nuk e nënshkruani zarfin me votën tuaj, atëherë vota jua nuk vlen. Po ashtu nëse i futni dy lista në zarfin e vogël, atëherë serish vota juan nuk vlen.Blerim Bunjaku kandidon edhe për Parlamentin Nacional, i cili zgjidhet në tetor të këtij viti.
Për më shumë për programin e kandidatit shqiptar, klikoni në faqen: www.bunjaku.ch
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes Kantoni i Gjenevës po mendon të prezantojë katër javë pushim para lindjes për punonjësit në sektorët...
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët