Futboll

Zvicra me dy mungesa ndaj Serbisë

Për shkak të lëndimeve nuk do të grumbullohen Denis Zakaria dhe Beçir Omeragiq

Zvicrës i janë lënduar dy futbollistë në prag të ndeshjes me Serbinë, që i takon Ligës së Kombeve.

Federata zvicerane ka njoftuar se për shkak të lëndimeve nuk do të grumbullohen Denis Zakaria dhe Beçir Omeragiq. Në vend të tyre është ftuar Eray Comert.

Tani përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, i ka 23 lojtarë nën urdhra e jo 24, transmeton albinfo.ch.

Zvicra të shtunën luan ndaj Serbisë në Leskovc. Më 15 tetor e pret Danimarkën.

Granit Xhaka pritet ta udhëheqë Zvicrën në të dy takimet.