Futboll
Taulant Xhaka, 400 ndeshje me Baselin
Mesfushori shqiptar është një nga legjendat e skuadrës nga Bazeli
Taulant Xhaka është një legjendë e skuadrës së Baselit.
Skuadra zvicerane, e ka nderuar për paraqitjen e 400-të me klubin, shkruan albinfo.ch.
Ai filloi karrierën pikërisht me kategoritë e reja në Basel. Taulanti luajti edhe për Baselin U21, kurse nga viti 2010 ishte pjesë e skuadrës së parë.
Për dy edicione, 2012 dhe 2013 ishte në huazim në Grasshopper.
“Një ditë e veçantë për familjen tonë dhe vet Taulantin, i cili u nderua nga FC Basel me një fanellë speciale për shërbimin e tij ndaj klubit, pasi arriti 400 ndeshje zyrtare.
Ky nderim u bë para ndeshjes me Young Boys, ndërsa Taulanti arriti këtë shifër historike që në muajin shtator. Krenar për këtë arritje dhe përkushtimin e tij në ngjyrat kuqeblu! Përpara Taulant drejt sukseseve të reja”, ka shkruar në rrjetet sociale, babai i tij, Ragip Xhaka.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër Reshjet e para të borës në ultësira po shkaktojnë disa ndërprerje në qarkullim. Në Cyrih, Bernë...
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV