Kosova

Prokuroria Speciale e Kosovës konfirmon bastisjen në ministrinë e Liburn Aliut

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se sot me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI dhe për këtë janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, përcjell albinfo.ch.

Sipas tyre, ata dyshohen për veprat penale “shpëlarje e parasë” dhe për veprën penale “të mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje të tjera”, kanë konfirmuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.