Lajme

Ramë Dardania ekspozon në zemrën e qytetit të vjetër të Gjenevës, ‘Faces’, në La Galeri

Në rrugët e njohura të galerive në qytetin e vjetër, aty ku ekspozohen veprat e artistëve më të njohur ndërkombëtarë, pritet të hapet një ekspozitë e veçantë nga artisti shqiptar, Ramë Dardania, shkruan albinfo.ch.

Galeria “La Galeri”, e vendosur në këtë ambient historik dhe artistik, do të prezantojë ekspozitën “Faces”, një koleksion që përfaqëson ndjeshmërinë dhe origjinalitetin e artistit.

Ekspozita do të hapet me vernisazh më 15 tetor, duke ofruar një përvojë unike për artdashësit.