Portrete të firmave
«Mednest24», spitex-i që flet shqip në Zvicër
Dallimi në mes shtëpive të pleqve dhe Spitexit është se në këtë të fundit ofrohen të njëjtat shërbime në ambientet familjarë
„Spitex“ është shërbimi, i shpërndarë në gjithë Zvicrën, i cili ofron përkujdesje shëndetësore për të moshuarit dhe të tjerët në shtëpitë e tyre.
“Spitex” madje ofron edhe shërbimet elementare për pastrim dhe të gjitha nevojat e tjera shtëpiake, prandaj të moshuarit nuk janë të detyruar të presin ndihmën e askujt, madje as të familjarëve të tyre”, thotë Drin Korça, i cili menaxhon “spitex”-in e tij privat me emrin “Mednest24″ që funksionon nga viti 2022 në Zvicër.
Drin Korça që kishte punuar gjatë kohë nëpër shtëpi pleqsh pranon se nuk është lehtë të menaxhohet një spitex privat. Por ai, nga ana tjetër, thotë se nuk mjafton numri i spitex-ëve që operojnë në Zvicër në proporcion me numrin e popullatës që po plaket.
Rritja e popullsisë në plakje
“Me një popullsi që po plaket në Zvicër, nevojat për përkujdesje janë duke u rritur. Spitex-i ofron një zgjidhje të përshtatshme për këto nevoja, duke ofruar kujdes në shtëpi që ndihmon të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike të qëndrojnë në mjedisin e tyre të njohur, ndërsa marrin kujdesin që u nevojitet”, thotë Drini.
Të gjitha shërbimet që ofrohen në Spitexin e Drin Korçes në kantonin e Cyrihut mbulohen nga sigurimet shëndetësore ose nga komuna.
24 orë shërbim nga «Mednest24», për secilin dhe gjithkund në Cyrih në Zvicër.
Përmirësimi i cilësisë së jetës
“Spitex-i ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës për individët që kanë nevoja të veçanta shëndetësore. Duke ofruar shërbime të personalizuara në shtëpi, spitex-i lejon pacientët të ruajnë pavarësinë dhe dinjitetin e tyre, duke kontribuar në mirëqenien e përgjithshme”, tregon tutje infermieri shqiptar.
Reduktimi i ngarkesës nëpër spitale dhe institucione të tjera shëndetësore
“Spitex-i ndihmon në uljen e ngarkesës nëpër spitale dhe institucione të tjera të kujdesit, duke ofruar kujdes në shtëpi për pacientët që nuk kanë nevojë për trajtim në spital. Kjo ndihmon në përmirësimin e efikasitetit të sistemit shëndetësor dhe në shmangien e qëndrimeve të panevojshme spitalore”.
Dallimi në mes shtëpive të pleqve dhe Spitexit është se me këtë të fundit ofrohen të njëjtat shërbime në ambientet familjare. “Aty ku janë plakur me familjarë”, thotë Drini, me prejardhje nga Gjilani.
Në organizatën sSpitex, e cila ka të punësuar infermierë/e me njohuri të mira të gjuhëve të huaja, synojmë që ata/o t’i përshtaten edhe kulturës dhe mentalitetit të pacientëve shqiptarë.
Mbështetje për kujdestarët familjarë: flasim shqip
Gjenerata e parë, ose prindërit tanë kanë ardhur në Zvicër qysh në vitet `70. Shumica prej tyre tani po e kalojnë moshën e pleqërisë me fëmijët dhe nipërit në Zvicër, e shumë pak nga ta kanë vendosur të kthehen në Kosovë, ndërsa janë tejet të raste të rralla kur ata u drejtohen shtëpive të pleqve apo shërbimeve eksterne Spitex.
Por, nëse vendosni që edhe pas pensionimit të jetoni në Zvicër, fillimisht duhet të liroheni nga brenga se nuk jeni të siguruar mirë. Kjo sepse edhe nëse nuk ka kush të kujdeset për ju, Spitex-i ofron mbështetje të rëndësishme për kujdestarët familjarë, të cilët shpesh përballen me një barrë të madhe fizike dhe emocionale. Shërbimet e spitex-it ndihmojnë në lehtësimin e kësaj barre, duke ofruar ndihmë dhe mbështetje që e bën më të menaxhueshëm kujdesin për të afërmit dhe prindërit e tyre”, thotë Drini, duke theksuar nevojën që gjenerata e parë te ketë informacione të mjaftueshme rreth shërbimeve eksterne shëndetësore.
Të sëmurët dhe të moshuarit duhet të informohen se çfarë shërbimesh ofrohen nga një Spitex në Zvicër.
Spitexi nuk u dedikohet vetëm pacientëve të moshuar, por edhe të rinjve, të cilët duhet të trajtohen pas spitalit në shtëpi.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025