Shqipëria

Shqipëri: Opozita në protestë, molotov e fishekzjarre para kryeministrisë

Ka nisur përplasja e protestuesve të opozitës me policinë para Kryeministrisë.

Ishin deputetët e Partisë Demokratike që nisën konfrontimin me forcat e rendit që kanë krijuar kordonin para Kryeministrisë.

Më tej qytetarët kanë vijuar përplasjen duke hedhur sende të forta, molotov dhe fishekzjarre në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe kordonit të policisë, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.

Njëra nga pemët e mëdha para Kryeministrisë është përfshirë nga flakët dhe është dashur ndërhyrja e efektivëve me fikëse zjarri për të vënë situatën nën kontroll.

Rreth 1500 forca të policisë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.

Protesta vjen si një reagim ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama, e cila ka rritur tensionet politike pas dënimit të deputetit Ervin Salianji me një vit burg nga Gjykata e Apelit.