Kosova
Kosovë: Nga muaji tetor rriten 20 për qind pensionet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se një pjesë e pensioneve do të rriten 20 për qind nga muaji tetor.
Në konferencën e sotme për media, Kurti ka thënë se për kategoritë e dala nga lufta, pensionet do të kenë rritje tek nga muaji janar i vitit 2025.
“Duke filluar nga ky muaj tetor 2024 do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet që janë si vijon: Pensioni bazik i moshës, pensioni kontributdhënës i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për persona të verbër, pensioni për persona paraplegjikë dhe tetraplegjikë, pensioni familjar, pensioni invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës. Nga muaji janar do të ketë rritje 20 për qind edhe për kategoritë e luftës: Familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, viktimave të dhunës seksuale”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati, është shprehur se nga rritja e pensioneve do të përfitojnë 304 mijë e 16 qytetarë.
“Është një lajm i mirë për të gjithë pensionmarrësit, sepse rritja do të jetë së paku prej 20 për qind, pra ato pensione që rregullohen sipas skemave dhe ligjit për pensionet e financuara nga shteti, rritja do të fillojë të zbatohet nga ky muaj, pra muajit tetor. Edhe pensioni për kategori të luftës do të hyjë në fuqi nga janari. Ky numër prek 304 mijë e 16 përfitues. Impakti i tërësishëm buxhetor parashihet të jetë prej 100 milionë euro shtesë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Vlore Krug: Arsimi është më shumë se vetëm shkolla "Imazhi i ngurtë i mësuesve që brezi im ende e përjetoi, më në fund i përket...
-
Restoranti shqiptar “Illyria Grill” rikthehet në Schafisheim AG
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
Jeta në Zvicër
-
Pse shërbimet e transportit publik së shpejti mund të kushtojnë më shumë dhe të jenë më pak të shpeshta Transporti publik në Zvicër ka gjasa të bëhet edhe më i shtrenjtë dhe gjithashtu mund të...
-
Për një të pestën e të gjithë zviceranëve, gjysma e pagës së tyre shkon për qira
-
Vlore Krug: Arsimi është më shumë se vetëm shkolla
-
Profesioni i ri: Montuesit e parë të paneleve diellore ngjiten në çati
-
Mbledhësit zviceranë të kërpudhave përballen me mungesë të antidotit helmues