Maqedonia
Kryeministri maqedonas thotë se çmimet janë ulur për 10%
Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski konsideron se shporta vjeshtore ka mundësuar uljen e çmimeve të produkteve të caktuara, veçanërisht të produkteve të drithërave, për rreth 10 për qind. Kjo, shton ai, e plotësuar me shportën e nxënësve, që ka mundësuar në uljen e çmimeve të reduktimin e produkteve të caktuara deri në 20 po edhe 30 për qind, mundëson kursime për qytetarët. Sipas tij, në përmirësimin e standardit kontribuon gjithashtu inflacioni i ulët, i cili, siç tha ai, në gusht arrin në 2,2 për qind, transmeton alsat përcjell albinfo.ch
“Më duhet të them se jemi jashtëzakonisht të kënaqur me atë që po ndodh në tregje të caktuara, jo në të gjitha, sepse në disa, për fat të keq, kemi edhe sjellje spekulative. Por ku çmimet ulen, ato ulen me këtë të ashtuquajtur shportë konsumatore vjeshtore diku edhe më shumë se 10 për qind. Kjo vlen veçanërisht për produktet e drithërave”, tha Mickoski.
Ai shtoi se me të ashtuquajturën shportë të nxënësve disa nga produktet u ulën edhe për 20, e diku edhe për 30 për qind. Kjo, shprehet ai, është kursim i madh për qytetarët që gjithashtu ndikon në standardin. Përveç kësaj, tha ai, është mirë për standardin e jetesës së qytetarëve që në gusht norma e inflacionit ishte 2,2 për qind
“Jo shumë kohë më parë, një vit më parë, shkalla e inflacionit ishte 20 për qind dhe kjo ishte një goditje e drejtpërdrejtë për standardin e qytetarëve. Tani kemi çmime të ulëta, inflacion që është më i miri në rajon dhe më i miri në Evropë dhe do të miratojmë masa dhe politika për ta ulur atë në mënyrë plotësuese. Ju kujtohet qeverinë e mëparshme që thoshte se inflacioni është i importuar, ndonëse në atë moment ishte dy herë më i lartë sesa i vendeve të BE-së. Tani është dy herë më i ulët se vendet e Bashkimit Evropian”, tha kryeministri.
Ai shtoi se si Qeveri vazhdojnë të punojnë me përkushtim, me përgjegjësi dhe ndershmëri. Neve, tha ai, na paguajnë qytetarët dhe duhet të dëgjojmë zërin e popullit, sepse nuk ka alternativë tjetër.
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor