Lajme

Aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve, pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun

Aviokompania Emirates nga Emiratet e Bashkuara Arabe ua ka ndaluar pasagjerëve përdorimin dhe bartjen e pejxherëve dhe radiolidhjeve gjatë fluturimit me aeroplanët e tyre.

Vendimi është marrë pasi muajin e kaluar ndodhi një sulm mbi grupin militant Hezbollah, që përfshinte shpërthimin e pajisjeve të komunikimit, ku dhjetëra persona humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën.

“Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Dubai apo për në Dubai u ndalohet transportimi i pejxherëve dhe radiolidhjeve që do t’ju merren edhe nëse i kanë nëpër bagazhe”, bën të ditur njoftimi, transmeton albinfo.ch.

Sipas njoftimit, çdo pajisje e ndaluar do të konfiskohet nga policia e Dubait si pjesë e masave të shtrënguara të sigurisë.