Shqipëria
Pasojat e përmbytjes në Vlorë
Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut, disa rrugë në qytetin e Vlorës janë ende në ujë.
Situata më problematike paraqitet në lagjen “Lef Sallata”, atë “10 korriku” dhe pranë bibliotekës së qytetit.
Banorë, punonjës të bashkisë, forca të ushtrisë po punojnë për kthimin e situatës në normalitet.
Vërshimi i ujit shkaktoi dëme në disa banesa e biznese.
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut mbrëmjen e të premtes bashkia largoi nga banesat 55 persona dhe i strehoi në konvikte.
Banorë të qytetit i ndihmuan me veshje dhe sende personale.
Në zonën pranë Kalasë reshjet shkakuan rënie gurësh dhe dherash nga një shkëmb.
Dy shtëpi u dëmtuan. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.
Me kthimin e situatës në normalitet, kryebashkiaku i Vlorës premtoi dëmshpërblim për familjet e dëmtuara.
Banorë të qytetit i ndihmuan me veshje dhe sende personale.
Në zonën pranë Kalasë reshjet shkakuan rënie gurësh dhe dherash nga një shkëmb.
E-Diaspora
-
Kërkohej nga Italia si trafikant droge, kapet në Durrës 41-vjeçari shqiptar Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim nga Italia është vënë në pranga në Durrës, përcjell albinfo.ch....
-
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
-
Kanada
Një serial i ri amerikan me aktoren shqiptare Lyra Xhoci
-
Naim Dina u zgjodh asamblist në qytetin Renens të Kantonit Vaud
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë
Jeta në Zvicër
-
Treni kalon aeroportin e Cyrihut, udhëtarët humbasin fluturimin IC5 nga Cyrihu HB nuk ishte në gjendje të ndalonte në aeroport, siç ishte planifikuar herët...
-
A do të duhet kantonet periferike të ndërpresin linjat e autobusëve dhe trenave?
-
Shpallen fituesit e çmimeve të djathit zviceran
-
Raportohet një vjedhje e çuditshme në Zvicër
-
Zvicër: çmimi i benzinës, më i ulëti në tri vitet e fundit