Lajme
Daily Telegraph: 1 në 50 shqiptarë në Angli është në burg
Daily Telegraph zbulon shifrat
Një në 50 shqiptarë që ndodhen në Britani qëndrojnë pas hekurave.
Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 1200 shqiptarë janë në burg dhe kryesojnë kështu listën me mbi 130 kombësi të të burgosurve në vend. Pas shqiptarëve, vijnë kosovarët dhe vietnamezët, algjerianët, xhamajkanët, eritreasit dhe irakenët. Nga ana tjetër, numrin më të ulët të të burgosurve e kanë shtetasit gjermanë, italianë, indianë, grekë, amerikanë, francezë dhe kinezë.
Të dhënat tregojnë se numri i shtetasve të huaj të burgosur është më i lartë se ai i anglezëve të burgosur në Britaninë e Madhe.
Kjo është hera e parë që një analizë e tillë kryhet mes pretendimeve se ka pasur një “mbulim institucional” mbi publikimin e shkallës së krimit të migrantëve.
Deputetët konservatorë i kanë kërkuar qeverive konservatore dhe laburiste si Danimarka dhe disa shtete të SHBA-së, të publikojnë të dhëna, të cilat do të mundësonin përpilimin e tabelave të niveleve të krimit të emigrantëve të çdo kombi.
Ndërsa të dhënat për kombësitë midis popullsisë së burgosur zbulojnë shkallën e krimeve të rënda të kryera nga shtetas jobritanik, nuk ka të dhëna për vepra penale të kryera nga emigrantët, të cilët nuk janë burgosur.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor