Kosova
Kurti thotë se liberalizimi s’e ka rritur migrimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën “Balkan Leadership Conference” me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, ndër të tjera foli edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se nuk e ka rritur migrimin.
Ai është shprehur se ka që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe sipas tij, ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen, raporton Shqip.
“Pikërisht ashtu siç e patëm paraparë, liberalizimi i vizave për Republikën e Kosovës nuk e ka rritur migrimin, përkundrazi, ka njerëz që shkojnë veçse në mënyrë të rregullt dhe ka gjithnjë e më shumë njerëz të cilët kthehen”, u shpreh ai.
Kryeministri Kurti gjithashtu pati edhe një thirrje për mërgatën.
“Me këtë rast unë bëj thirrjen edhe njëherë mërgatës sonë, që për dallim prej para tri dekadave, kur u thonim kontribuoni duke sakrifikuar, tash iu themi, investoni për të fituar. Ata janë pjesë e zhvillimit dhe rritjes sonë dhe ne dëshirojmë që këtë poashtu ta rrisim e ta zhvillojmë”, u shpreh tutje ai.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik