Lajme

30 ushtarakë zviceranë, të sëmurë nga norovirusi

30 pjesëtarë të ushtrisë janë infektuar me norovirus dhe janë izoluar për të parandaluar përhapjen e sëmundjes

Rreth 30 anëtarë të ushtrisë zvicerane janë infektuar me norovirus. Për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes, të sëmurët janë izoluar nga pjesa tjetër e trupave dhe po marrin kujdes mjekësor.

Të prekurit vuajnë nga ankesa gastrointestinale, siç njoftoi ushtria të premten, transmeton albinfo.ch. Pjesëtarët e ushtrisë së shkollës mjekësore 42 në Airolo TI dhe departamentit të artilerisë 1 në Bière VD janë prekur nga kjo süemundje. Dy shpërthimet e infeksionit ndodhën në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, tha një zëdhënës i ushtrisë për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.

Sipas komunikatës, simptomat e sëmundjes norovirus janë kryesisht të vjella, ethe dhe diarre. Normalisht, sëmundja zgjat deri në 72 orë dhe shërohet pa asnjë dëmtim pasues tek të rinjtë e shëndetshëm, përcjell albinfo.ch. Virusi transmetohet relativisht lehtë nga personi në person. Shpërthimet ndodhin përsëri dhe përsëri në objektet e komunitetit si kazermat ose shtëpitë.