Shkurt.ch
Rritet shkalla e papunësisë në Zvicër
Shkalla e papunësisë u rrit në 2.5 për qind në shtator, pas 2.4 për qind sa ishte në muajin gusht
Vazhdojnë të rriten shifrat e papunësisë në Zvicër.
Shkalla e papunësisë u rrit në 2.5 për qind në shtator, pas 2.4 për qind sa ishte në muajin gusht, transmeton albinfo.ch. Një vit më parë vlera ishte në një nivel shumë të ulët 2.0 për qind. Ndërkohë, puna me kohë të shkurtër ra në korrik.
Gjithsej 113,245 persona në qendrat rajonale të punësimit RAV u regjistruan si të papunë në fund të muajit raportues, siç njoftoi të premten Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike Seco.
Në shtator, më shumë njerëz po kërkonin punë në Zvicër. Numri i punëkërkuesve u rrit me 4,137 në 184,373 brenda një muaji.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha