Kosova

51 kompani nga Kosova u prezantuan në panairin e gastronomisë shqiptare në Berlin 

51 kompani nga Kosova të sektorit të ushqimit, pijeve, produkteve joushqimore, drurit dhe TIK-ut, po prezantojnë dhe ofrojnë produktet dhe shërbimet e tyre në panairin e gastronomisë shqiptare “Global Albanian Gastronomy Festival”, i cili u mbajt në Berlin të Gjermanisë, nga data 2 deri më 3 tetor 2024.

“Ky panair ofron mundësi të mira për bizneset kosovare që krahas promovimit të produkteve të tyre, të krijojnë bashkëpunime me diasporën shqiptare në sektorin e gastronomisë, përfshirë pronarë dhe menaxherë hotelesh, baresh dhe restorantesh, si dhe biznese gjermane të këtij sektori”, shkruan KIESA

Në kuadër të panairit u zhvillua panel diskutimi me temë: “Investimet e diasporës: Potenciali i kapitalit të diasporës shqiptare në zhvillimin e Ballkanit Perendimor” në të cilën U.d. Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, Zef Dedaj, prezantoi kushtet e favorshme dhe mundësitë e mira për investime në Kosovë.

Ndër tjera,.Dedaj foli për mbështetjen për kompanitë kosovare për promovim në tregjet ndërkombëtare.