Shqipëria
4000 shqiptarë u dëbuan nga BE në 6 muajt e parë të këtij viti
Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Statistikave (EUROSTAT) 4 mijë shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt u detyruan të lënë një vend të Bashkimit Europian në gjashtë muajt e parë të këtij viti pas një urdhri policor.
Sipas të dhënave të Eurostat-it pjesa më madhe e kthimeve të detyruara të shqiptarëve ka ndodhur nga Greqia, Franca, Gjermania dhe Italia.
Për nga numri shqiptarët, gjatë dy viteve të fundit, renditen të dytët pas gjeorgjianëve në operacionet e riatdhesimit të vendeve të Bashkimit Europian për të huajt e parregullt, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme shqiptare 1120 shtetas të tjerë shqiptarë me qëndrim jo të rregullt dhe me ndëshkime penale u riatdhesuan nga Britania e Madhe në Shqipëri.
Sipas autoriteteve të Bashkimit Europian vetëm një e katërta e shtetasve shqiptarë janë kthyer vullnetarisht, ndërsa pjesa tjetër janë riatdhesuar në Shqipëri nën shoqërimin e policive të vendeve europiane dhe policisë shqiptare.
Sipas të dhënave të EUROSTAT 3 mijë e 85 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar të shoqëruar nga policia përmes transportit ajror apo kufijve tokësorë, 650 janë kthyer vullnetarisht ndërsa 265 janë asistuar nga organizatat ndërkombëtare në kthimin vullnetar me mbështetjen për sigurimin e kostos së transportit.
Ndërkohë 1120 shtetasit shqiptarë të kthyer nga Anglia janë shoqëruar që të gjithë nga forcat policore të të dy vendeve në 25 operacione riatdhesimi të kryera përmes transportit ajror.
Të dhënat tregojnë se vitin e shkuar u riatdhesuan në Shqipëri 8 mijë e 135 shtetas shqiptarë me qëndrim jo të rregullt në një nga vendet e Bashkimit Europian.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur