Shqiperia
Kaos para Kuvendit të Shqipërisë
Opozita në Shqipëri e nisi këtë të enjte me një aksion, pas përjashtimit nga Kuvendi të shumicës prej tyre.
Tensioni, përleshja dhe flakët mbizotëruan kësaj radhe vetëm në oborrin e Kuvendit, ndryshe nga e hëna, ku përplasjet nisën që në sallë.
Deputetët e Partisë Demokratike mbërritën këtë mëngjes në ambientet e Kuvendit, një orë para se të niste seanca plenare.
Ata u përballën me Gardën e Republikës, që qëndronte përballë hyrjes kryesore, por edhe në hyrjet e tjera të Kuvendit. Ndërsa, dyert anësore ishin mbyllur me dry.
Megjithatë, deputetët e opozitës tentuan të hyjnë me forcë në sallën e Parlamentit, por pasi dështuan me këtë plan, u përpoqën që të mos hyjnë brenda as kolegët e tyre socialistë.
Në ato çaste, pati përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Megjithatë, socialistët ia dolën të hyjnë në Parlament për të zhvilluar seancën plenare që zgjati jo më shumë se 30 minuta.
Pas tensioneve dhe përplasjeve me Gardën dhe mazhorancën, opozita ka vendosur manekinet me fytyrën e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij, Olsi Rama, ish-ministrit Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij, Geron Xhafaj.
Deputeti Flamur Noka i ka lyer me benzinë dhe më pas u ka vënë flakën së bashku me Bledjon Nallbatin.
Sekretariati i Etikës përjashtoi Flamur Nokën, Gazment Bardhin dhe Bledjon Nallbatin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, ndërsa Edi Palokën me 10 ditë. Ndërkohë 20 deputetët e tjerë u përjashtuan me 40 ditë.
Vendimi erdhi pas kërkesës së grupit parlamentar të PS-së për marrjen e masës disiplinore për 24 deputetë të PD-së, pas kaosit të shkaktuar në Kuvend ditën e hënë, dhe djegien e karrigeve.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje