Futboll

Xhaka e Zeqiri ftohen për Zvicrën kundër Serbisë

Granit Xhaka dhe Andi Zeqiri janë përfshirë në listën e Zvicrës për ndeshjen ndaj Serbisë.

Serbia e Zvicra përballen më 12 tetor në Leskovc, në kuadër të Ligës së Kombeve. Më 15 tetor, Zvicra luan ndaj Danimarkës, transmeton albinfo.ch.

Granit Xhaka është kapiten dhe lider i Zvicrës, ndërsa Zeqiri kthehet në përfaqësuesen helvete.

Xhaka në dy Botërorët e kaluar ka shkëlqyer në ndeshjet ndaj serbëve.