Lajme
Performanca “Boji – In the State of Fire and Miracles”, edhe në gjuhën shqipe
Lucern: Të martën, më 15 tetor teksti i performancës në gjuhën shqipe interpretohet nga aktorja e njohur shqiptare-zvicerane Albana Agaj

Performanca “Boji – In the State of Fire and Miracles” (ka fituar çmimin e Teatrit të Gracit “Grazer Rüssel”) është një fabulë universale që merret me prezantimin dhe propagandën, transmeton albinfo.ch njoftimin nga organizatori i shfaqjes në Lucern.
Në një instalacion, historia e vërtetë e një qeni në Instagram bëhet fiksion dokumentar – duke përdorur me këtë rast objekte të gjetura, fragmente, tinguj, muzikë dhe jashtëqitjet e qenit.
Së bashku me muzikanten e jashtëzakonshme, Anna Anderluh, dhe interpretues që ndërrohen çdo natë sipas gjuhëve që interpretojnë, regjisori Franz von Strolchen zhvillon një formë hibride të artit pamor, koncertit, performancës live, videove dhe dizajnit të tingullit gjatë dy mbrëmjeve në teatrin Neubad.
Historia e Bojit flitet në çdo shfaqje – gjithashtu live – nga një aktore e ndryshme në gjuhën e saj amtare dhe e përkthyer në gjermanisht me mbititra. Në këtë mënyrë, temës së përhapur të propagandës i jepet një sfond (gjoja) i ndryshëm në çdo shfaqje individuale përmes gjuhëve më të ndryshme të botës.
Edhe nëse aktorët tregojnë të njëjtën histori pa pushim, asnjëra shfaqje nuk është e njëjtë me shfaqjen e mbrëmjes tjetër.
Të martën, më 15 tetor, teksti i performancës në gjuhën shqipe interpretohet nga aktorja e njohur shqiptare-zvicerane Albana Agaj. Më 16 tetor, interpretimi në turqishte, nga Selin Dettwiler.
Shfaqjet fillojnë në orën 20, ndërsa hapja e dyerve bëhet në orën 19.45. Biletat: 25 (çmimi i rregullt) respektivisht 15 franga (çmimi i zbritur).
Neubad, Bireggstrasse 36, Lucerne
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë Sipas federatës së prodhuesve zviceranë të çokollatës, Chocosuisse, këtë vit në Zvicër janë prodhuar rreth 23...
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën
-
Nëse trashëgoni mbi 40 mijë franga në Zvicër, duhet të ktheni ndihmat shtesë
-
Gjashtë fakte të vështira që duhet të dinë të huajt që kërkojnë punë në Zvicër