Kosova
Kurti i kërkon Austrisë mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, gjatë një takimi me ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë Werner Fasslabend dhe ambasadorin e Austrisë në Poloni, Andreas Stadler.
Këto takime Kurti i zhvilloi në margjina të Forumit të Sigurisë të Varshavës.
Në takimin e fundit me Fasslabend, Kurti e kishte zhvilluar në Vjenë dy vite më parë në kuadër të ngjarjeve e diskutimeve të organizuara nga Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë.
“Diskutuan rreth marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Austrisë si dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare me seli e zyra qendrore në Vjenë, për çka dhe shprehu nevojën e mbështetjes së Austrisë. Duke i falënderuar për takimin dhe bisedën, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen edhe për kontributin e qendrave të studimit si Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, ku Dr. Ëerner Fasslabend ka shërbyer më herët edhe në funksionin e drejtorit të institutit. Kryeministri Kurti shoqërohej në këtë takim nga Shefi i Misionit të Kosovës në Poloni, ambasadori Drilon Gashi”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?