Lajme
Gjykata gjermane ndalon dëbimin në Kosovë të predikuesit salafist
Qyteti i Bonit donte të dëbonte një predikues salafist në Kosovë. Por sipas një vendimi të gjykatës, nuk ka bazë ligjore për këtë
Një gjykatë ka ndaluar tani për tani deportimin e planifikuar të një predikuesi salafist, nga Boni në Kosovë. Ai ka shfrytëzuar të drejtën për të kundërshtuar, përmes një kërkese urgjente dhe është konstatuar se ka të drejtë, transmeton albinfo.ch. Gjykata Administrative e Këlnit vendosi se qyteti i Bonit nuk kishte ofruar prova të mjaftueshme që predikuesi përbënte një kërcënim për rendin themelor të lirë-demokratik.
Propaganda për salafizmin – një lëvizje radikale në Islam – nuk mjafton si e tillë, për një dënim të tillë (dëbimin), shkruan dpa.de.
Personi ndodhet në paraburgim në pritje të dëbimit që nga fillimi i shtatorit. Qyteti i Bonit e kishte akuzuar atë ndër të tjera për përhapjen e propagandës së urrejtjes në internet.
Kryeministri Hendrik Wüst dhe Ministri i Brendshëm Herbert Reul (të dy CDU) e kishin përshëndetur masën për dëbim. Megjithatë, bazuar në provat e paraqitura, gjykata nuk ishte në gjendje të konstatonte se i dyshuari kishte sulmuar shtetin kushtetues demokratik, përtej thjesht përkatësisë së tij salafizmit politik.
Termi “predikues i urrejtjes” nuk është i justifikuar
Në bazë të gjetjeve të paraqitura, nuk mund të përcaktohet se personi mbështet terrorizmin. As mbi këtë bazë nuk mund të vërtetohet se ai vetë ka bërë thirrje publike për dhunë apo urrejtje, përcjell albinfo.ch. Në këtë aspekt, termi “predikues urrejtjeje” nuk zbatohet. Burri ka edhe tre fëmijë të mitur me nënshtetësi gjermane.
Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Lartë Administrative për Shtetin e Rhein-Vestfalisë së Veriut, në Münster.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ekspozitë nga koleksioni etnografik i Kristian Zefit, në Rothrist Në këtë ekspozitë, Kristian Zefi paraqet veshmbathje, kostume tradicionale shqiptare, stoli, armë, gjësende që janë përdorur...
-
Austri
Kur do të kemi edhe ne një deputet në Parlamentin austriak?
-
Shkolla shqipe hap dyert për herë të parë në Hanau të Gjermanisë
-
Mjeku shqiptar la Gjermaninë, pas 20 vjetësh kthehet në vendlindje
-
Edhe një çmim tjetër fiton filmi shqiptar në festivalin e Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Paratë e gatshme po përdoren më pak, por zviceranët nuk heqin dorë Në fakt, dy në tre persona janë kundër një shoqërie pa monedha dhe kartëmonedha...
-
Zvicër: Nuk ka subvencion për trenat e natës
-
Ku janë vendet më të lira për të jetuar në Zvicër më 2024?
-
Çfarë dihet për studentin kinez që goditi me thikë fëmijët në Cyrih
-
Në Federatën zvicerane flasin për portierin e përfaqësueses së Kosovës