Lajme
Itali: Klaudio Findiku fiton 6 çmime në konkursin ndërkombëtar “Autori Italiani”
Së fundmi, Klaudio Findiku ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme me pjesëmarrjen e tij në edicionin e tretë të konkursit kombëtar “Autori Italiani”, duke fituar 6 çmime, përcjell albinfo.ch.
Gjatë viteve, Klaudio ka grumbulluar plot 123 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare në fushat e artit dhe letërsisë, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë.
Çmimet e fundit përfshijnë çmime të para dhe speciale për pikturë dhe poezi, si dhe nderime të veçanta për veprat e tij kushtuar Nënë Terezës, duke përfshirë vlerësimin “Artistik Atlantide 2024”. Ndër çmimet më të spikatura janë për pikturën “Venezia a colori” dhe librin poetik “Amata Terra Mia.”
Autori shprehet i lumtur dhe mirënjohës për mbështetjen e familjes dhe miqve të tij, duke theksuar se është në pritje të vlerësimeve të tjera ndërkombëtare. Findiku, i cili ka kontribuar prej 14 vitesh në promovimin e kulturës shqiptare në Itali, është gjithashtu kryetar i konkursit ndërkombëtar “Aquila d’Oro”, i cili pritet të përmbyllet më 14 dhjetor 2024 në Rovereto, Trentino.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025