Lajme
Pentagoni paralajmëron pasoja të rënda për Iranin, reagojnë edhe liderët tjerë botërorë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin i ka thënë homologut të tij izraelit Yoav Gallant se Uashingtoni kishte “rritur gatishmërinë e forcave” në rajon në pritje të sulmit iranian.
Thirrja dukej se kishte ndodhur përpara se Irani të lëshonte qindra raketa drejt Izraelit.
“Sekretari dhe ministri Gallant diskutuan pasojat e rënda për Iranin në rast se Irani zgjedh të nisë një sulm të drejtpërdrejtë ushtarak kundër Izraelit”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.
Shtëpia e Bardhë, nga ana tjetër tha të martën mbrëma se presidenti Joe Biden dhe nënpresidentja Kamala Harris po monitorojnë situatën dhe po marrin përditësime të rregullta nga ekipet e tyre të sigurisë kombëtare.
Biden urdhëroi ushtrinë amerikane të ndihmonte mbrojtjen e Izraelit dhe të rrëzonte raketat që synonin Izraelin.
Ndërsa kandidati republikan dhe ish-presidenti amerikan Donald Trump ka fajësuar administratën Biden për përshkallëzimin në disa pjesë të Lindjes së Mesme, duke premtuar se do të rivendosë paqen në rajon nëse zgjidhet.
“Bota është në zjarr dhe del jashtë kontrollit. Ne nuk kemi udhëheqje, askush nuk e drejton vendin. Ne kemi një President inekzistent në Joe Biden dhe një zëvendëspresident që mungon plotësisht, Kamala Harris”, tha Trump në një deklaratë.
Ai shtoi se “Irani ishte në kontroll” kur ai ishte president.
Ndërsa Trump vendosi sanksione të rënda ndaj Iranit pas prishjes së një marrëveshjeje shumëpalëshe bërthamore, Teherani vazhdoi të armatoste dhe financonte aleatët e tij në rajon gjatë mandatit të tij.
Kryeministri britanik, Keir Starmer ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit gjatë një telefonate me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu.
Ai shprehu “angazhimin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë izraelite dhe mbrojtjen e civilëve”, tha një zëdhënës i Doëning Street, citon BBC.
Ai gjithashtu ka folur për mediat duke thënë se Britania qëndron me Izraelin por iu është shmangur pyetjeve për ndihmën ushtarake.
“Ne qëndrojmë me Izraelin dhe njohim të drejtën e tij për vetëmbrojtje përballë këtij agresioni. Irani duhet t’i ndalë këto sulme, së bashku me përfaqësuesit e tij si Hezbollahu. Ne mbështesim kërkesën e arsyeshme të Izraelit për sigurinë e popullit të tij. Jam thellësisht i shqetësuar për rrezikun e llogaritjes së gabuar”, tha ai.
Sipas përfaqësuesve të Iranit në OKB, ky sulm vjen pas “akteve terroriste të regjimit sionist – që përfshinin shënjestrimin e shtetasve dhe interesave iraniane dhe cenimin e sovranitetit kombëtar të Republikës Islamike të Iranit”.
E-Diaspora
-
Kurti flet me kongresistin amerikan Jason Crow për rolin e diasporës në SHBA Në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar...
-
Premiera e filmit të Endrit Sadikut në Bazel u hap me fjalën e ministrit Jans
-
Kopenhagë: Vijon shpërndarja e teksteve mësimore në shkollat ku fëmijët mësojnë gjuhën amtare
-
Toronto: Filmi shqiptar “Aroma e trëndafilit të kuq” fitoi çmimin “Best Drama”
-
Zvicër
Anda Skeja doktoron në Universitetin EPFL për Matematikë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: A duhet të hiqen të moshuarit nga sigurimi shëndetësor? Njëra nga idetë e ngritura është se disa ngjarje duhet të paguhen nga qeveria – dhe...
-
A po i shkel Zvicra ligjet e ekonomisë?
-
Dallimet në paga në bazë të gjinisë dhe kombësisë, në Zvicër
-
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e çiklistes së re
-
Nga sot, Zvicra me rregulla më të rrepta të duhanit