Kosova

Gërvalla përkrah diplomatëve botërorë në koalicionin global kundër DAESH/ISIS

Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ministrja e jashtme e Kosovës Donika Gërvalla njoftoi për pjesëmarrjen në konferencën e Koalicionit Global kundër DAESH/ISIS, në 10-vjetorin e themelimit të tij.

‘Republika e Kosovës tashmë, 25 vjet pas çlirimit të saj, jep kontributin e saj serioz për paqe dhe siguri globale. Terrorizmi dhe radikalizmi nuk kanë vend në shoqërinë dhe shtetin tonë. Prandaj, jam e lumtur për mundësinë e krijuar për të shkëmbyer ide dhe përvoja të vlefshme me kolegë nga rajoni dhe e gjithë bota”, shkruan ministrja Gërvalla.