Lajme
10 profesionet më të paguara për vitin 2024
Tregu i punës po zhvillohet me shpejtësi, i ndikuar nga përparimet teknologjike, ndërrimet e industrisë dhe ndryshimet globale. Revista Forbes ka evidentuar 10 punët më të paguara për këtë vit, bazuar në kërkesat e tregut, potencialin e inovacionit dhe ndikimin social.
Pesë nga këto profesione rezultojnë të kenë në bazë njohuritë e teknologjisë së informacionit si ekspertët e sigurisë kibernetike; zhvilluesit e softuerit; zhvilluesit e realitetit virtual dhe realitetit të shtuar; specialistët e tregtisë elektronike dhe marketingut digjital, si dhe inxhinieri robotike.
Por sa janë të përditësuar të rinjtë shqiptarë me këto kërkesa të tregut të punës dhe sa janë të orientuar ata drejt teknologjisë për ta shndërruar atë në profesionin e të ardhmes?
Rezulton se në vitin akademik 2023-2034, dega e studimit “Teknologji e informacionit dhe komunikim” ishte e katërta më e frekuentuara me 7.7% të totalit të studentëve të regjistruar, shkruan A2 CNN. Ndërkohë që vijojnë të kryesojnë degët tradicionalisht të preferuara, si ekonomi, juridik apo mjekësi.
Por ndërsa në botë, punët me bazë teknologjinë janë ndër më të paguarat, si rezultojnë në Shqipëri?
Të dhënat tregojnë se pagat në këtë sektor renditen në vendin e dytë pas sektorit financiar, me një mesatare mbi 123 mijë lekë në muaj.
Dhe kërkesa për këto profesione mbetet e lartë, si nga sektori publik, ashtu dhe ai privat.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025