Shqiptarët e Zvicrës dhe Islami
Vihen në siklet me fenë e tyre
Shqiptarët e besimit mysliman në Zvicër; mjekë, politikanë dhe të tjerë, flasin për fenë dhe kulturën e tyre për të dhënë një shembull kundër paragjykimeve
Ata e praktikojnë besimin e tyre në mënyra krejtësisht të ndryshme në përditshmërinë e tyre. Por shqiptarët myslimanë në Zvicër shpesh ka ndodhur të vihen në pozitë që të mbrojnë fenë e tyre për shkak të sulmeve terroriste të kryera në emër të islamit, sidomos me rastin e Parisit.
Shqiptarët e besimit mysliman në Zvicër; mjekë, politikanë dhe të tjerë, duan të flasin më shumë për fenë dhe kulturën e tyre për të dhënë një shembull kundër islamofobisë.
Doktori me prejardhje nga Kosova, Mentor Bilalli ishte tmerruar nga sulmi terrorist në Paris.
“Fatkeqësisht ndodhi kjo prapë nën ombrellën e fesë Islame, duke thirrur me zë të lartë „Allahu akbar“ pas kryerjes së veprës makabre. Vetëkuptohet që kjo nuk ka asgjë të përbashkët me fenë islame, e cila padyshim është fe e paqes. Në këtë rast vetëm një citim i shkurtër nga libri i shenjtë i Kuranit: „Kush e mbytë një njëri, e ka mbytur gjithë boten. Por kush ia shpëton një njeriut jetën e ka shpëtuar gjithë botën, thotë dr. Mentori duke e marrë në mbrojtje fenë e tij.
Mentor Bilalli: Dhuna në emrin e fesë, e patolerueshme
“Ekstremizmi dhe terrorizm, i cili ushtrohet nga persona apo grupe te caktuara, duke instrumentalizuar gjithmonë apo keqpërdorur fenë me motivet të dyshimta dhe të paqarta duhen të trajtohen si të tillë, pavarësisht përkatësisë racore, nacionale dhe fetare të aktorëve dhe vetëkuptohet që janë të papranueshme dhe të patolerueshme për zgjidhjen e konflikteve, problemeve apo për diversitetin e të menduarit”, thekson doktori duke dënuar edhe paragjykimet që bëhen tani në adresë të të gjithë myslimanëve dhe islamit.
“Islami dhe myslimanët janë të ballafaquar me plot paragjykime të pamerituara. Ndodhitë e fundit fatkeqësisht i shtojnë këto mendime dhe ne të gjithë duhemi të mundohemi maksimalisht që t‘i sqarojmë gjërat ashtu siç, janë dukë ndarë fuqimisht lidhjen e fesë paqësore me terrorizimin apo ekstremizmin”, thekson internisti shqiptar në Klinikën Universitare në spitalin Kantonal në Aarau.
Megjithëkëtë doktori thotë të jetë i privilegjuar që është shqiptar dhe mysliman.
“Kurrë nuk e ndjej veten keq në Zvicër, në Kosovë apo diku tjetër, por përkundrazi jam tepër i privilegjuar që jam shqiptar dhe mysliman. Kombi im është me plotë merita dhe feja ime është e pastër si loti”, deklaron doktori.
Ai i është mirënjohës familjes së tij që e kishte rritur dhe edukuar me vlerat dhe traditat shqiptare.
“Me fenë islame liberale, që praktikohet nga shumica e popullit në Ballkan, me plot dashuri, paqe, tolerancë, dialog ndërfetar apo diversitet kulturor, larg urrejtjes dhe përçarjes. Me fjalë të tjera kombi dhe feja ime kurrë nuk kanë qenë pengesë në jetën time dhe kurrsesi nuk do të jenë as në të ardhmen, por përkundrazi kanë bërë shumë që te jem ai që jam sot”, përfundon doktori shqiptar i cili punon si kirurg në Klinikën Universitare në Aarau.
Dorina Podrimja, modele: Jam myslimane, por jo terroriste!
“Ngjarja që ka ndodhur në Paris padyshim se nuk më ka bërë të ndihem mirë” thotë nga ana tjetër Dorina Podrimja, 23 vjeçe, modele në Zvicër.
“Edhe pse nuk është e natyrshme me bë karikatura të Profetit Muhamed, megjithatë askush në këtë botë nuk na jep të drejtën të vrasim të tjerët”, deklaron modelja shqiptare.
“Nga ky rast është krijuar një përshtypje se të gjithë myslimanët janë terroristë, gjë e cila nuk është aspak e vërtetë. Mediet, madje edhe personalitetet politike janë vërsulur shumë ndaj fesë islame”.
Ajo është ndjerë e prekur nga një postim i një politikani zviceran.
“Ditë më parë më bëri përshtypje një postim i një politikani zviceran i cili në twitterin e tij kishte shkruar: “Dëshiroj fluturime pa myslimanë”! Më erdhi shumë çudi se si një politikan jep atë lloj mendimi. Unë jam myslimane, jam e lindur në Zvicër, jam shkolluar në Zvicër, kam marrë pjesë në finalen e “Miss Zvicra”, jam e integruar në të gjitha aspektet që kërkon shteti zviceran dhe pse unë nuk paskam të drejtë të fluturoj së bashku me të në të njëjtin aeroplan? Feja është diçka personale dhe nëse unë jam myslimane, nuk jam terroriste”, thotë për albinfo.ch Dorina Podrimja.
Lurata Reçi, politikane: Më shumë paragjykime si migrante shqiptare sesa si myslimane
Lurata Reçi, shqiptarja me prejardhje nga Struga e Maqedonisë, praktikon fenë ne mënyren e saj në qetësi dhe dëshiron të ketë sinqeritet dhe tolerancë edhe me besimet te tjera ne botë.
Politikania shqiptare thotë të mos ketë përjetuar asnjëherë paragjykime ndaj saj si myslimane. “Nëse kam përjetuar ndonjëherë ndonjë paragjykim në Zvicër, atëherë ka qenë vetëm si migrante me emër shqiptareje dhe jo se jam myslimane”, thotë menaxherja në sektorin e IT-së, Software/Hardware .
Ajo ka mohuar të jetë feja pengesë për integrim. Në përgjithësi nuk mendoj dhe nuk besoj se feja është pengesë për integrimin e të huajve në Zvicër. Por, janë vet ata pengesë e vetes për integrim. Pengesa më të mëdha për integrimin janë mos informimi për kulturën, të drejtat dhe detyrimet në Zvicër, mos interesimi për ngjarjet politike dhe mosnjohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të shtetit”, thotë Lurata.
Lurata thotë se shumë shpesh po ndodhë që kultura dhe politika po ngatërrohen apo manifestohen përmes fesë, sidomos në islam.
Reçi, e cila është anëtare e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës thotë se ngjarja tragjike në Paris nuk ka lidhje me fenë islame. “Unë e dënoj këtë akt me gjakftohtësi duke e cilësuar si akt çnjerëzor të terrorizmit. Dhuna kurrë nuk duhet të legjitimohet me fenë”, thotë politikania shqiptare, Lurata Reçi.
Fitore Sinanaj: Pas 20 viteve myslimanët pjesë e Zvicrës, ashtu siç janë sot italianët
Ndërsa Fitore Sinanaj, është një shqiptare e re, e përcaktuar për të jetuar si besimtare myslimane dhe në përputhje me besimin e saj edhe të vishet sipas traditës islamike.
Fitorja është shumë aktive në Këshillit Qendror Islam të Zvicrës ( IZSR), një organizatë kjo që në Zvicër identifikohet me islamin fundamentalist.
Fitore Sinanaj në një intervistë Neue Zürcher Zeitung mbron me këmbëngulje qëndrimet e IZSR dhe i quan paragjykime të gjitha ato që shkruhen e deklarohen për këtë organizatë si përfaqësuese të fundamentalizmit islamik.
“Është paturpësi që IZSR-së t`i përshkruhet simpatia për terrorin islamik. Është krejtësisht e gabueshme të besohet se je pro diçkaje, vetëm nga fakti se nuk distancohesh në mënyrë permanente nga ajo. Një i krishterë zviceran sigurisht nuk detyrohet të arsyetohet për luftën amerikane të droneve”, thotë myslimania e re shqiptare me prejardhje nga Kosova..
Ndërsa pyetjes se ku i sheh myslimanët e Zvicrës pas 20 vitesh, ajo i është përgjigjur: “Të shpresojmë se në atë kohë nuk do të ketë urrejtje dhe paragjykime ndaj myslimanëve. Besoj se pas 20 viteve myslimanët do të jenë pjesë e nënkuptueshme e Zvicrës, ashtu siç janë sot italianët”, thotë Sinanaj.
E-Diaspora
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm Shkrimtari shqiptar Pajtim Statovci merr çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm për romanin “Lopa pjell natën” ...
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
-
Një rrugë në Filadelfia të SHBA-së merr emrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor Të mërkurën, Këshilli Federal vendosi hyrjen në fuqi të urdhëresës përkatëse për 1 janar 2025, ashgu...
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025
-
Shumica e zviceranëve nuk i pëlqejnë masat shtrënguese të qeverisë së tyre