Lajme
Vetëm 22% e menaxherëve të lartë në Zvicër, janë gra
Sipas raportit më të fundit të inteligjencës gjinore nga shoqata Advance dhe Universiteti i St Gallenit, gratë mbeten të nën-përfaqësuara në dhomat e këshillit të kompanive zvicerane dhe në nivelet e larta të menaxhimit.
Ndërsa gratë përfaqësohen pothuajse në mënyrë të barabartë si burrat në pozita jo menaxheriale, pjesa e tyre në menaxhmentin e lartë është pak më shumë se një e pesta. Sipas studimit, pabarazia rritet me çdo nivel drejtues, transmeton albinfo.ch.
Përqindja e grave në shkallën e parë të shtresës drejtuese është 38%, e ndjekur nga 29% dhe 23% në menaxhmentin e ri dhe të mesëm. Në nivelet e larta drejtuese, përqindja e grave është 22%, që korrespondon me një rritje prej 1% brenda një viti, shkruan swissinfo.
Raporti i Inteligjencës Gjinore u publikua për herë të tetë në vitin 2024. Analiza bazohet në të dhëna anonime nga 370,000 punonjës nga mbi 90 kompani dhe organizata në Zvicër.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë