Lajme

Çfarë do të ndodhë me euron?

Që prej janarit të vitit 2002, ku u hodh për herë të parë në qarkullim si monedhë fizike, euro është konsideruar si valuta e fortë. Sot vetëm e tillë nuk është. Në dy vitet e fundit, zhvlerësimi i saj ka qenë me ritme të forta e të pandalshme, duke krijuar në momente të caktuara edhe panik tek një pjesë e bizneseve dhe qytetarëve.

Po çfarë ka ndodhur me tregun e këmbimit valutor dhe veçanërisht me euron?

Monedha europiane ka pësuar rënie të vazhdueshme vitet e fundit, të cilat janë përshpejtuar veçanërisht pas vitit 2021. Vetëm në tre vitet e fundit, euro ka humbur më shumë se 23 lekë, ose mbi 20% të vlerës së saj.

Ekspertët shpjegojnë se sasia e euros në qarkullim, apo ajo që ndryshe njihet si oferta, është shumë më e lartë sesa kërkesa, ose nevoja për euro. Një prishje ekuilibrash që ka rrëzuar monedhën evropiane.