Lajme

Lufta Izrael-Hezbollah: Këtë javë, mbi 700 të vrarë në Liban

Ministria e Shëndetësisë së Libanit ka deklaruar se mbi 700 njerëz janë vrarë në Liban këtë javë.

Zyrtarët e lartë izraelitë kanë paralajmëruar se nëse zjarri i Hezbollahut vazhdon, do ta shkatërrojnë Libanin ashtu siç bëri në Gaza.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin vlerësoi të enjten se më shumë se 200 mijë njerëz janë zhvendosur në Liban që kur Hezbollahu filloi të gjuante raketa në veri të Izraelit në mbështetje të Hamasit, raporton AP.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe aleatët e tjerë kërkuan së bashku një armëpushim 21-ditor. Ministri i Jashtëm i Libanit tha se vendi i mirëpriti përpjekjet për armëpushim dhe dënoi “shkatërrimin sistematik të fshatrave kufitare libaneze nga Izraeli”, përcjell albinfo.ch.