Kosova
Barometri: 20% e kosovarëve kanë plan për të emigruar
Shifra alarmante janë nxjerrë në pah nga Barometri Ballkanik, sa i takon emigracionit, ku sipas një anketimi, 16% e qytetarëve në Shqipëri kanë bërë plan për të emigruar dhe po ashtu edhe 20% e shqiptarëve në Kosovë e kanë një plan të tillë.
Kështu bën me dije publikimi, i cili mbështetet në anketimet e kryera gjatë vitit 2024, sa i takon të gjithë rajonit.
Në bazë të të dhënave të publikuara, Kosova është në situatën më kritike, pasi 20% e qytetarëve atje kanë bërë një plan emigrimi.
Pyetja përfshinte elementë të tillë, si aplikime për migracion të ligjshëm, aplikime për viza pune, gjetjen e një punësimi në vendet e Bashkimit Evropian, ose të tilla veprime të tjera të ngjashme.
Kështu, duke reflektuar se emigracioni masiv vijon të jetë problematik.
Shqipëria ndërkaq paraqitet në kuotën e 16% dhe e ndan të njëjtën pozitë me Maqedoninë e Veriut.
Të dy vendet shfaqin shifra të larta dëshire dhe planesh për emigracion nga qytetarët e tyre dhe qëndrojnë mbi mesataren rajonale, e cila është 13%.
Mali i Zi ndërkaq ndalet në një shifër prej 12% të qytetarëve, të cilët kanë kryer plane emigracioni nga vendi.
Ndërsa, me më së pakti nga rajoni, shihen Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia.
E para, me 8% të qytetarëve, që kanë plan të ikin dhe e dyta, me 6%, duke pasur edhe primatin në rajon.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër